1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK i reagon Bislimit që nuk e bëri të madhe ikjen e mjekëve: 45 na shkuan vetëm në shkurt

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me deklaratën e tij rreth ikjes së mjekëve nga Kosova, duke thënë se  nuk është faji për këtë vetëm te rrogat. Ai tha se një gjë e tillë ndodh edhe në Gjermani.

Për këtë deklaratë, LDK-ja përmes një shkrimi në Facebook tha se vetëm gjatë muajit shkurt, 45 mjekë janë larguar nga vendi ynë, duke shtuar se numri i vogël i mjekëve në Kosovë, gjithë këtë situatë e bën akoma më të rrezikshme

“Ikja masive e mjekëve nga Kosova, është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për gjithë sistemin shëndetësor. Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 45 prej tyre janë larguar nga vendi. Numri i vogël i mjekëve në Kosovë gjithë këtë situatë e bën akoma më të rrezikshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës i sheh me shqetësim të madh deklaratat e zv. kryeministrit të Kosovës rreth ikjes së mjekëve nga Kosova. Duke e krahasuar vendin tonë me vendet e zhvilluara evropiane”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, LDK-ja thotë se Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë me urgjencë hapa strategjik në parandalimin e ikjes së mjekëve, duke ua ngritur pagat punëtorëve shëndetësorë.

Për dallim nga vendet që i ka përmendur zv. kryeministri, në Kosovë qytete të tëra veprojnë me vetëm nga një mjek familjarë, për gjithë territorin e tyre.

“Qeveria e Kosovës nuk ka as strategji e as vullnet mbi trajtimin dhe parandalimin e fenomenit të ikjes së tyre. Ikja e një mjeku të shkolluar në vendin tonë, i kushton buxhetit të shtetit dhjetra mijëra euro. Kjo qeveri duhet të ndërmarrë me urgjencë hapa strategjik në parandalimin e kësaj dukurie, si ngritja e pagës për punëtorët shëndetësor e ndarja e specializimeve sipas kërkesave të institucioneve shëndetësore. Të gjitha këto në shërbim të ofrimit të kushteve të dinjitetshme për ta. Kosova nuk ka kapacitete sikurse vendet e zhvilluara që i ka përmendur zv. kryeministri në zëvendësimin e mjekëve”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img