3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

LDK i përgjigjet Kurtit për zgjedhje: Nuk bëjmë mocion për ta plotësuar dëshirën e viktimizimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbrëmë ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje kur të dojë opozita.

Madje, ai tha se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes.

Deklaratës së Kurtit i janë përgjigjur nga opozita.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK nuk bën mocion për rrëzim të Qeverisë.

Kjo për shkak se siç thotë ajo nuk dëshirojnë t’ia plotësojnë dëshirën Kurtit për viktimizim.

“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-së z. Abdixhiku mbrëmë ‘Nëse Kurti është dorëzuar, e duket se është dorëzuar, le të japë dorëheqje dhe le tua shpjegojë qytetarëve dorëzimin e tij’. Tash jemi vetëm disa muaj para afateve për zgjedhje të rregullta dhe LDK nuk bën mocion, por jemi të gatshëm edhe për zgjedhje edhe për qeverisje pas procesit zgjedhor. Dëshirën për viktimizim LDK nuk ia plotëson Kurtit e as nuk e mundëson, por dorëheqja pas dorëzimit është rrjedhoje e natyrshme. LDK është gati për të gjitha”, ka thënë deputetja Bajrami për Front Online.

Pas deklaratës së Kurtit mbrëmë ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ka thënë se nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për shpërndarje të Kuvendit janë gati që nga sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img