Jehona Lushaku-Sadriu është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e kësaj partie në Facebook.
Ajo është një grua mjaft e përgatitur, madje për zgjedhjen e saj në këtë pozitë ka reaguar edhe gazetari i njohur, Berat Buzhala.
Ai ka vlerësuar se zgjedhja e Lushaku-Sadriut është lajm i mirë për të gjitha gratë e Kosovës, pasi ajo do të flas për to dhe në emër të tyre.
Postimi i Buzhalës:
LDK e paska zgjedhe Jehona Lushakun kryetare te Forumit te Gruas Jehona nuk eshte njera prej grave me te pergatitura ne Kosove. Jehona eshte nje prej njerezve me te pergatitur ne Kosoves.
Eshte nje lajm i mire per te gjitha grate e Kosoves, jo vec per grate qe e votojne LDK’ne, qe Jehona do te flas per to dhe ne emer te tyre.
Nuk e besoj qe ndonjehere gjate historise se demokracise ne Kosove nje person e nderon institucionin, me shume se sa Jehona poziten e forumit te gruas ne LDK. Riorganizimi ne LDK po duket serioz dhe afatgjate.