Site icon PrishtinaPress

LDK: Falënderojmë Vetëvendosjen që na renditi të tretën!

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka falënderuar subjektin më të madh opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje për “vendosjen e LDK-së” si subjektin e tretë më të mbështetur në sondazhin e fundit të publikuar dje.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu duke e komentuar sondazhin e fundit të Vetëvendosjes ka thënë se nuk beson në saktësinë e këtij sondazhi. Ai madje me ironi ka thënë se LDK është mirënjohëse ndaj Vetëvendosjes.

“Nuk besoj në atë sondazh, por prej Vetëvendosjes ne nuk presim diçka më tepër. Madje i falënderoj që na kanë rendit të treten. I falënderoj shumë që na kanë lënë të tretën, sepse kanë mund me na rendit edhe më poshtë”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

Më tej ai ka thënë se LDK nuk ka vija të kuqe për koalicion pas zgjedhor për asnjë subjekt politik.

“Çështjen e koalicioneve nuk e kemi diskutuar ende. Por në parim ne mund të diskutojmë me të gjithë faktorin politik shqiptar, me të gjithë ata që mund të përafrojmë qëndrime programe qëndrim. Kështu që ky nuk është ndonjë problem”, ka shtuar Veliu.

Përndryshe, në sondazhin e publikuar dje nga Vetëvendosje, ky subjekt politik del me mbështetjen më të madhe nga qytetarët me 26%, e dyta renditet PDK me 23 % dhe e treta LDK me 20%.

Exit mobile version