LDK, emrat e deputetëve të rinj që do të zënë vendet e ministrave

128
Advertisement

Zgjedhja e qeverisë së re pritet të sjellë ndryshime edhe në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Advertisement

Deputetët e LDK-së të cilët pritet të emërohen ministra janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.

Kjo do të thotë se vendet e tyre duhet të plotësohen në Kuvend.

Në radhë për t’u bërë deputetë nga kjo parti janë Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri, raporton KP.

PostAdssFotoja e reklamës