5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK e VV të gatshëm për mocion ndaj Qeverisë, Nisma pret kërkesë me shkrim!

Ka kohë që disa parti politike, po e përmendin rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Mirëpo, kjo iniciativë nuk është se po duket edhe aq serioze.

Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar sot se janë duke menduar seriozisht për ngritjen e mocion mos-besimit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.

Mirëpo, për këtë aktualisht opozita nuk i ka votat e nevojshme për ta miratuar në Kuvend. Sipas zyrtarëve të LDK-së në momentin që iu bëhet ofertë serioze nga njëra prej partive brenda koalicionit qeveritar atëherë një procedurë e tillë do të fillojë menjëherë.

Agim Veliu, nënkryetari i partisë së Isa Mustafes, ka thënë para mediave se LDK ka rikonfirmuar qëndrimet e saj dhe se sipas tij është unike për temat me interes të vendit.

Ndërkaq, kohëve të fundit është përmendur se NismaSocialdemokrate po e shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Sa i përket kësaj çështje, Indeksonline ka kontaktuar Shefin e Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifin për të mësuar qëndrimin e tyre sa i përket çështjes së mocionit ndaj Qeverisë.

Sherifi ka thënë se opozita së pari duhet ta paraqesë kërkesën me shkrim për mocion. Sipas tij, tani janë organet e partisë ato të cilat vendosin çfarë vendimi me marr.

“LDK ende nuk ka vendosë që të nis mocion mosbesimin ndaj qeverisë. Le ta marrin njëherë iniciativën kushdo qoftë LDK apo VV-ja pastaj ne e shqyrtojmë mbledhje të Kryesisë të Kuvendit nëse na drejtohen apo kërkojnë neve një mbështetje atëherë ne do ta shqyrtojmë në organet e partisë që janë Këshilli Kombëtarë, Kryesia e Nismës dhe Grupi Parlamentar i Nismes pastaj këto të gjitha shqyrtohen nuk mund të them mendimin për diçka që nuk ka marr vendim partia unë e zbatojë vendimin e partisë çfarëdo qoftë ai”, ka thënë Sherifi për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se kushdo që mendon se duhet me u rrëzu ekzekutivin atëherë partitë duhet ta dërgojnë kërkesën me shkrim. Sipas tij, pastaj me vendos për pranim apo refuzim të saj.

Në anën tjetër, Indeksonline ka kontaktuar edhe deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin. Ai ka thënë se deputetët e partisë së tyre janë të gatshëm që t’ia nisin procedurës për mocion- mosbesimi në momentin që ju bëhet ndonjë ofertë nga njëra prej partive që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Sipas tij, për momentin nuk i kanë të gatshme votat për ta dërguar mocionin në legjislativ.

“Po sigurisht se po në atë moment që i sigurojmë 61 vota do të nisim menjëherë procedurën për mocion-mosbesimi në Kuvend ndaj qeverisë aktuale. Për momentin opozita i ka 57 vota, pra nuk janë të mjaftueshme për mocion, mirëpo po e përsërisë se nëse njëra prej partive brenda koalicionit qeverisës na bën ofertë atëherë nuk do të hezitojmë pasi që vendi sa më herët aq më mirë të shkojë në zgjedhje pasi që kjo Qeveri është e dobët”, ka thënë Selimi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po përballet me një situatë të vështirë në mungesë të kuorumit. Shumë projektligje e raporte nuk po mund të votohen pasi deputetët herë të opozitës e herë të pozitës po bojkotojnë sallën. Madje, së fundi partitë opozitare nuk kanë shkuar në sallë të legjislativit për ta votuar Ekipin e Unitetit për bisedimet me Serbinë. Ata kanë deklaruar se nuk e votojnë këtë Ekip pa u votuar rezoluta e iniciuar nga ta për territorin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, me përjashtim të seancës së fundit ku opozita ishte e pranishme në sallë ku edhe rezultuan në miratimin e tri Ligjeve të rëndësishëm për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img