2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK e shqetësuar për rezultatin e PISA-s, kritika të ashpra Qeverisë: Dështim i MASHTI-t

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, në emër të partisë së saj ka folur për rezultatet e testit të PISA-s.

Në një konferencë për media, Lushaku ka thënë se rezultatet janë shqetësuese teksa adresoi kritika drejt Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, për mënyrën se si ka bashkë-organizuar testimin e nxënësve për PISA.

“Të dhënat janë tepër shqetësuese kur nxënësit e Kosovës tregojnë rezultat të dobët. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për ministrinë, për shkollat dhe përfitimet që i kanë nxënësit. Këtu shohim një dështim në mënyrën e bashkë-organizimit nga MASHTI të testit PISA. Ashtu siç janë bërë edhe testime të tjera që MASHTI ka dështuar si Ministri të adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancë më të mirë. Kalueshmëria është tepër e dobët në testet tona kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të vetë MASHTI-it në organizimin e testeve tona kombëtare çka flet që është krejt në diskrepancë me atë se sistemi arsimor për mënyrën se si realizohet mënyra e testimit”, tha ajo.

Më tej Lushaku tha se herëve të kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA, partia që tash është në pushtet ka kërkuar seanca të jashtëzakonshme.

“Duhet të shohim se çka bën MASHT sot. Arsimi s’është prioritet i kësaj Qeverie. VV ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Pikërisht është VV që nuk tregon as kujdesin minimal sa i përket arsimit. Ju e keni parë që dy vitet e fundit arsimi në Kosovë ka filluar në mënyrë krejt dramatike. Fillimisht, mandati i kësaj ministre ka filluar me shkelje kushtetuese aty kemi kërkuar shkarkimin e saj”, u shpreh Lushaku.

Sipas saj, derisa në shkollat e Kosovës ka mungesa elementare të kushteve për nxënsit, ka qindra miliona euro suficit në buxhet.

“Paramendojeni qindra miliona rrinë në suficit ndërkohë që në shkollat tona nuk ka banka ashtu siç duhet, s’ka karrige. Nuk ka laboratorë, nuk ka mjete konkretizuese. Qysh të performojë më pas nxënësit mirë se një mësim e mësojnë vetëm nga aspekti teorik dhe jo praktik. Kjo kallëzon shumë sa kjo Qeveri e ka prioritet arsimin dhe sa kjo qeveri e merr seriozisht cilësinë në arsim”, tha ajo.

Lushaku u pyet edhe për mbledhjen e strukturave të partisë për të kompletuar udhëheqësinë e re.

“Do të mbajmë mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të shtunën dhe aty pritet që të dalin të gjitha strukturat dhe të kompletohet i gjithë ekzekutivi i jonë partiak”, shtoi Lushaku.

Ndryshe, Kosova ka shënuar rënie në renditjen e testit PISA, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Testimet e PISA-s nuk lidhen me planprogramet mësimore të vendeve pjesëmarrëse, por me zbatimin e mësimeve në përditshmëri.

Rezultatet u vlerësuan të pritshme, por shqetësuese.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img