Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj, është i bindur se partia e tij është e para në shumë komuna të Kosovës.
Ai në “Rubikon” të KTV-së, ku u debatua mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe sondazhet e fundit, theksoi se subjekti i tij politik është në trend të rritjes.
Kikaj e bazon këtë duke bërë krahasim me vitet e tjera.
Sipas tij, suksesi i LDK-së do të pasqyrohet fillimisht në zgjedhjet lokale.
Tutje Kikaj vë në dyshim sondazhin e fundit nga LVV për çka thotë se janë të sigurt se nuk është i saktë.