-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se Qeveria Kurti është një qeveri jo transparente dhe jo llogaridhënëse.

Duke folur rreth opozitarizmit të LDK-së, Halimi tha se “LDK nuk mundet me dal me shkru parulla, sepse profili i saj është ndryshe”.

Në Debat Plus në RTV Dukagjini, Halimi foli edhe për çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Halimi theksoi se kjo është një çështje mjaftë e ndërlikuar.

“Qështja e padisë për gjenocid dhe krime të luftës është çështje mjaftë e ndërlikuar dhe duke marrë parasysh eksperiencat e kalume duhet të ketë përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar dhe vendorë. Komplikimet janë shumë më të mëdha, sesa të harxhohet një çështje kaq e rëndësishme vetëm për konsum të brendshëm”, u shpreh Halimi.

Edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se si LDK nuk po e mohojnë që Serbia duhet paditur për gjenocid.

“Ajo çfarë ne po kërkojmë një proces mirë të përgatitur. Qeveria mos ta nisë këtë çështje pa qenë e përgatitur mirë që në fund të ketë sukses”, tha Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img