Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e ka pranuar me shqetësim lajmin për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“LDK dënon ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe po ashtu kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë”.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”.
“LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagimin e LDK-së.