0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri: Kryesit të sillen para drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj gazetarëve në veri të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre për informim e pasqyrim të gjendjes reale.

Në reagimin e LDK- thuhet se sulmet e vazhdueshme dhe të dhunshme e të paprovokuara janë vepra kriminale dhe në shtetet demokratike nuk kanë vend, prandaj sipas partisë ato duhet të dënohen, ndërsa kryerësit e sulmeve të tilla të dalin para drejtësisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve. Po ashtu edhe njëherë i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të marrin veprimet e duhura për të evituar destabilizimin e mëtutjeshëm të situatës. LDK inkurajon të gjitha mediat dhe gazetarët të vazhdojnë ta pasqyrojnë qartë dhe drejtë gjendjen reale dhe të jenë në koordinim të plotë me organet e rendit dhe sigurisë”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img