-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK bojkoton lobimin e Veselit për viza

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kanë nisur sot lobimin në disa shtete për të kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët, vetëm pak javë para se të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar këtë lobim të nisur nga kryeparlamentari.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk i bashkohen turit lobues të Veselit, sepse konsiderojnë se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

“Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane. Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu, Hoti ka shtuar se nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare.

Sipas tij, udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img