5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Bashkë me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe eprori i tyre, ministri i Brendshëm

Zëdhënësja për media e LDK’së, Sibel Halimi ka thënë se suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën për zbatimin e urdhërit mbrojtës për gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK’së është një lajm i mirë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkojë deri në fund.

Sipas saj, bashkë me këta policë, duhet të largohet edhe eporori i tyre, Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla. 

“Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund. Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”.

Halimi thotë se ky dështimi i shtet nuk duhet të kalojë me disa dorëheqje në fundin e këtij zinxhiri, pa ndodhur ato në krye të tij.

“Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img