1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK akuzon Qeverinë Kurti 2 për paaftësi në 100-ditëshin e parë të punës


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka adresuar një mori kritikash ndaj punës së Qeverisë Kurti në 100-ditëshin e parë.

Deputeti opozitar gjatë seancës plenare ku po diskutohet për 100 ditët e ekzekutivit, tha se progresi i Kosovës nuk po shihet në pushtetin e Vetëvendosjes.

“Kjo qeveri ka treguar paaftësi në 100-ditëshin e parë. Mbi të gjitha më shumë mashtrim, retorik boshe dhe vetë raporti e tregon një gjendje të tillë. Ju e keni një 100 ditësh në 51 gjysmë faqe, 27 faqe fotografi dhe terminologji të thatë. Ndërsa mbesin 12 gjysmë faqe dhe një deklaratë publike”, tha ai.

Zemaj tha se në bazë të statistikave të gjitha premtimet e qeverisë për parandalimin e dhunës në familje dhe shtetin e së drejtës kanë shënuar rritje, nën pushtetin e tyre.

“Vettingu, konfiskimi i pasurisë, dhuna në familje, kontrolli i naftës gjitha janë në rritje, jo në zbritje. Sipas statistikave, prej ardhjes së kësaj qeverie janë shifra që kanë shënuar rritje. Ku është progresi, ku është ndryshimi?”, tha Zemaj.

Sipas tij, në 144 vendimet e ekzekutivit asnjëra nuk është arsyetuar në raportin për 100-ditëshin.

“144 vendime të theksuara asnjëra nuk është arsyetuar në këtë raport. Do të thotë se është frazeologji boshe, është pa strukturë dhe kjo tregon se s’ka pasur fare impakt në zhvillimin e madh të Kosovës”, tha Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img