LDK akuzon Bulliqin se po tenton të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë

105
Advertisement

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka reaguar pas vendimit të kryetarit të porsazgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që të anulojë vendimet për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.

Advertisement

Në reagimin e LDK-së thuhet se “në kundërshtim me ligjin, ai anuloi vendimet për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë. Edhe pse zgjedhja e drejtorëve dhe konkursi ishin transparentë dhe konform legjislacionit në fuqi, Bulliqi e anuloi atë me qëllim të revanshit ndaj atyre që dëshirojnë të kryejnë punën me nderë, përgjegjësi dhe profesionalizëm”.

“Qëllimi i Bulliqit është i dukshëm dhe i qartë. Ai dhe partia e tij e re, e treta me radhë për tri vite, po synojnë që të cenojnë pavarësinë e shkollës shqipe duke tentuar të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plo i LDK-së:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Podujevës,

Tradita e demokracisë dhe respektimit të mendimit ndryshe, të cilën e kemi kultivuar ndër dekada, po kërcënohet me ardhjen në pushtet të Shpejtim Bulliqit.

Ndonëse në fushatë premtonte mrekulli, punën e parë që e bëri në komunë ishte sulmi ndaj pavarësisë së shkollës shqipe. Në kundërshtim me ligjin, ai anuloi vendimet për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.

Edhe pse zgjedhja e drejtorëve dhe konkursi ishin transparentë dhe konform legjislacionit në fuqi, Bulliqi e anuloi atë me qëllim të revanshit ndaj atyre që dëshirojnë të kryejnë punën me nderë, përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Qëllimi i Bulliqit është i dukshëm dhe i qartë. Ai dhe partia e tij e re, e treta me radhë për tri vite, po synojnë që të cenojnë pavarësinë e shkollës shqipe duke tentuar të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë.

Llapjanëve ju mjaftuan pesë ditë, jo më tepër, për të parë synimin e vërtetë të Bulliqit dhe partisë së tij. Logjika e tyre politike është e bazuar në paranoja ndaj çdokujt që nuk i përkulet liderit të tyre. Ata nuk kanë koncept politik shërbimin ndaj qytetarëve, por përuljen dhe sundimin e tyre.

Atyre nuk ju mjafton vetëm të jesh i dëgjueshëm, kërkojnë t’i nënshtrojnë qytetarët, dhe këtë e kemi vërejtur edhe në 50 ditëshin e qeverisjes së tyre në nivel qendror.

Logjika që nëse nuk i bindesh liderit tonë je armik dhe tradhtar, nuk i përket kulturës politike as në Llap dhe as në Kosovë.

PostAdssFotoja e reklamës