Site icon PrishtinaPress

Lazio rrëzon Juven nga vendi që çon për në Champions

Skuadra romake, Lazio ka fituar ndeshjen si mysafire e Cagliarit, duke “rikuperuar” pozitën që çon për në Champions League.

Ata kaluan në epërsi me golin e Zaccagni pak para përfundimit të pjesës së parë. Skuadra vendase barazoi me golin e Piccoli në minutën e 55-të, por nëntë minuta më vonë, Taty Castellanos kaloi sërish në avantazh ekipin e Lazios.

Skuadra e Lazios ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë , dy pikë më shumë se vendi i pestë, që është Juventusi. Ndërkohë, Cagliari është në prag të rënies, duke u renditur në vendin e 17-të me 21 pikë, një pikë mbi zonën e rënies.

Exit mobile version