Skuadra e Lazios iu është rikthyer fitoreve pas tri humbjeve të njëpasnjëshme në Serie A.
Lacianët fituan 2 me 0 kundër Hellas Veronas për ta mbyllur xhiron e 25’të, shkruan IndeksOnline.
Dy golat i shënoi Ciro Immobile në minutat 56’të dhe 60’të.
Me këtë fitore Lazio ngritët në pozitën e katërt me 49 pikë, një më shumë se Interi (48).