Lazio dhe Milani i kanë ndarë pikët në derbin e javës në Serie A, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.
Skuadra nga kryeqyteti italian nuk e ka shfrytëzuar stadiumin e saj ‘Olimpico’ për të shënuar fitoren e radhës në Serie A ndaj Milanit, pasi ndeshja në fund përfundoi me barazim.
Pjesa e parë e takimi i takoi në tërësi skuadrës vendase, të cilët krijuan më shumë raste, por arritën ta shënojnë vetëm një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga kapiteni Lucas Biglia, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe me epërsinë 1-0 skuadrat shkuan në pushim.