Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti.
Gazetarët e opinionistët përmes rrjeteve sociale komentuan këtë veprim të shefit të ekzekutivit, duke shtuar se është në shpërputhje të plotë me ShBA-të, ndërsa reagimin e këtyre të fundit e cilësuan si më të ashprin ndonjëherë viteve të fundit.
Berat Buzhala, që edhe publikisht e ka pranuar kundërshtinë e madhe ndaj kësaj qeverie, ka thënë se mbështetësit e krerëve aktualë më shumë po e shajnë Amerikën sesa Rusinë.
“Qe në çfarë dite na sollën këta lazdrana”, shkroi ndër tjerash ai.
Më pas, u deklarua edhe Ilir Mirena. Mirena, përmes një postimi në “Facebook”, tha se po i bëhet qejfi çka është duke i bërë Kurti BE-së e ShBA-së.
Në fund, ai kujtoi edhe goditjen e tenxhereve nga ana e Fitore Pacollit e bashkëshortes së ish-ambasadorit Kosnett.
Në anën tjetër, gazetari Valon Syla pandeh se kryeministri aktual do ta mbyll mandatin pa bërë asgjë.
Pak më butë, por sërish kritik ndaj shefit të ekzekutivit ishte edhe Adriatik Kelmendi. Ky i fundit, përmes rrjetit identik social sikur kolegët pararendës, ka shkruar se pa mbështetjen amerikane vështirë do të jetë të integrohet veriu.
Madje, siç tha ai, kush nuk është i vetëdijshëm për këtë, rrezikon krejt Kosovën.