Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka kritikuar vendet perëndimore për atë që ai e përshkruan si “politizimin” e deklaratës së G20.
Draft-deklarata, nga agjencitë e lajmeve thotë se “shumica” e anëtarëve dënuan ashpër luftën në Ukrainë dhe theksuan se ajo po përkeqësonte brishtësinë në ekonominë globale.
Lavrov thotë se përpjekjet për të hedhur fajin për luftën drejtpërdrejt mbi Rusinë u refuzuan në tekst dhe theksoi një pjesë që përmend një shkëmbim pikëpamjesh mbi këtë çështje, raporton BBC.
Ai thotë se deklarata duhet të përfundojë nesër./Prishtinapress/