0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Lavrov nuk e anashkalon mundësinë e takimit Biden-Putin në G20

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka insistuar se ShBA-ja për një kohë të gjatë ka qenë e përfshirë në luftën e Ukrainës.

“Më duket që amerikanët kanë qenë pjesëmarrës në këtë luftë për një kohë të gjatë”, tha Lavrov në një intervistë për televizionin shtetëror rus “Rossiya 1”.

Mirëpo, në komentet për mundësinë që Turqia mund të jetë nikoqire e bisedimeve mes Rusisë dhe Perëndimit, Lavrov tha se Moska është e hapur të dëgjojë çdo sugjerim, dhe se presidenti turk Rexhep Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin, mund të diskutojnë gjatë takimit në Kazakistan në fund të javës.

Po ashtu, ministri i Jashtëm rus tha se ata që vazhdimisht spekulojnë për luftën bërthamore që mund të shkaktohet nga Moska, duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për atë se çfarë thonë.

Lavrov shtoi se Rusia nuk do ta refuzojë takimin mes presidentit Putin dhe atij amerikan, Biden në takimin e G20-së, shkruan BBC.

Kohët e fundit ka pasur raportime se Putin dhe Zelensky do të marrin pjesë në takimin G20-së në Bali më 15-16 nëntor, edhe pse kjo nuk është konfirmuar as nga qeveria ruse e as ajo ukrainase./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img