Site icon PrishtinaPress

Lautaro: Lukaku nuk u përgjigj në telefon, isha i zhgënjyer

Lautaro Martinez është krena’ që do të jetë kapiten i Interit për 2023/24, teksa konfirmoi edhe se Romelu Lukaku nuk u përgjigj në telefon.

Interi mendoi se do të nënshkruante me belgun për një marrëveshje të përhershme prej 40 milionë eurosh nga Chelsea, por lojtari as nuk e dëgjoi ofertën e Interit apo nuk iu përgjigj thirrjeve nga drejtorët dhe lojtarët e klubit.

“Isha i zhgënjyer, kjo është e vërteta”, tha ish-partneri i Lukakut në sulm për “La Gazzetta dello Sport”.

“Unë u përpoqa ta telefonoja, por ai nuk e mori kurrë telefonin dhe bëri të njëjtën gjë me shokët e tjerë të skuadrës. Pas shumë vitesh dhe shumë gjërash të përjetuara së bashku, u zhgënjeva. Megjithatë, është zgjedhja e tij dhe i uroj më të mirat”, shtoi argjentinasi.

Kur gazetari e pyeti Lautaron nëse ai priste një sjellje të tillë nga ish-shoku i tij i skuadrës, “El Toro” u përgjigj thjesht: “Jo”.

“Nerazzurrët” kanë nënshkruar me Marcus Thuram si transferim të lirë, por kanë nevojë për një sulmues më shumë pasi është larguar edhe Edin Dzeko.

“Marcus është më i ngjashëm me Edin, i pëlqen të marrë topin larg zonës, të luajë me skuadrën dhe të lidhet, por unë gjithmonë jam përshtatur me të gjithë si qendërsulmues apo sulmues mbështetës”, tha Lautaro i cili është emëruar si kapiten i ri i Interit, pas largimit të Samir Handanovic.

“Jam i përgatitur dhe krenar. Dua t’u ndeshem kampionëve të mëdhenj që kishin shiritin në krahë në të kaluarën. Është e vërtetë që disa lojtarë të rëndësishëm u larguan dhe tani kemi një grup të ri. Këtu do të filloj sezonin tim të gjashtë, di gjithçka, kuptoj gjithçka dhe i vë në dispozicion të gjithëve atë që di”, tha ai.

Çfarë u ka thënë ai nënshkrimeve të reja? –  “Vetem një gjë. Nëse je këtu është sepse ke diçka. Ju jeni zgjedhur dhe nuk jeni këtu rastësisht. Ju keni cilësinë, forcën dhe mentalitetin për të luajtur në ‘Meazza’. Jepni gjithçka dhe fansat do ta bëjnë pjesën tjetër me dashurinë e tyre”, zbuloi fituesi i Kupës së Botës.

Lautaro Martinez ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite dhe ka konfirmuar se është i lumtur te Interi.

“Është e vërtetë, ka pasur oferta, por unë jam i lumtur në Inter dhe në Milano. Unë nuk kam arsye për të ndryshuar dhe familja ime mendon të njëjtën gjë. Interi është si një shtëpi e dytë. Të gjithë kanë treguar dashurinë e tyre që kur kam ardhur. Nuk do ta harroj kurrë. Unë vij nga një familje modeste. Kam pasur momente të vështira si fëmijë, kur njerëzit më ndihmojnë, e vlerësoj”, deklaroi 25-vjeçari.

Exit mobile version