Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova garuan sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Akili u ndal që në raundin e parë, Loriana pësoi në raundin e dytë, kurse Laura është ende në garë për medalje.
Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, u mposht nga slloveni, Martin Hojak.
Ndërsa, Loriana fillimisht mposhti italianen, Irene Pedrotti, e më pas humbi nga kroatja, Lara Cvjetko. Ajo garoi në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Grand Slamit, teksa tani do ta synojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Xhudistja kosovare u mposht nga austriakja, Lubjana Piovesana. Ajo garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin e mposhti brazilianen, Tamires Crude.
Laurës tani i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen e bronztë. /Gazeta Express/