Site icon PrishtinaPress

Laura Kerolli dhe kameramani Ardijan Shala lëndohen fizikisht nga sulmuesit në Leposaviq

Ekipi i portalit IndeksOnline i përbërë nga gazetarja, Laura Kerolli, dhe kameramani, Ardijan Shala, janë sulmuar fizikisht sot në Leposaviq.

Kerolli dhe Shala kanë marrë lëndime trupore, ndërsa po ndiqeshin dhe sulmoheshin nga protestues serbë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, deri tani në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, janë raportuar pesë raste të sulmeve fizike në drejtim në ekipeve të mediave shqip-folëse.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka bërë thirrje kolegëve gazetarë që ta prioritizojnë mirëqenien e tyre.

Exit mobile version