Site icon PrishtinaPress

Laura Fazliu kalon në rrethin e dytë në Botëror

Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e kaloi xhiron e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë pasi e mposhti garuesen nga Republike Qendrore e Afrikës, Nadia Matchiko Guimendego.

E në rrethin e dytë, Laura do të ketë punë me kroaten Iva Oberan, e cila e kaloi xhiron e parë pa luftë.

Kosova është ende në kërkim të medaljes së parë të Botërorit, pasi këtë s’mundën ta bënin kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e as Akil Gjakova, Erza Muminoviq e as Flaka Loxha.

Exit mobile version