2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Latifi zhvendoset përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

Prof. Rifat Latifi është zhvendosur përfundimisht nga Nju Jorku në Prishtinë.

Latifi ka qenë në Nju Jork për disa ditë nga ku është kthyer dhe zhvendosur përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

“Jam zhvendosur përfundimisht në Prishtinë. Kam dhënë premtimin dhe do ta mbajë”, ka deklaruar Latifi për Gazetën Shneta.

Ai ka demantuar kategorikisht zërat se mund të tërhiqet nga kjo pozitë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam bartur tërësisht në Prishtinë dhe një gjë e tillë nuk vjen në konsideratë”, ka deklaruar Latifi.

Kirurgu i njohur u emërua ministër nga kryeministri Albin Kurti më 16 nëntor, pas dorëheqjes së Arben Vitisë i cili kandidoi për kryetar të Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img