1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Xhafer Deva u manipulua nga gjermanët, e joshën me idenë e Shqipërisë së madhe

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar figurën e politikanit Xhafer Devës pas debatit që ka lindur kur u mor vendimi për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.  

Latifi thotë se ekzistojnë dy rryma sa i përket mendimeve rreth figurës së Devës. Ai cek rrymën e historianëve të kohës së komunizmit dhe atyre të post-komunizmit.

“Nuk do të ishte mirë për hir të publikut se edhe për shkak që është bërë e madhe, edhe pse një pjesë e madhe e publikut nuk e ka ditur fare kush ka qenë. Për rolin e Xhafer Devës në kohën shumë kaotike që ishte gjatë LB2 të përpiqemi ta shikojmë nëpër rolin histografik. Sa i përket debatit po ndalem në dy gjëra për të zbërthyer atë. Ekzistojnë dy rryma që kam identifikuar në këtë debatin për Devën. Rryma e histografikës komuniste në të cilën ai ishte një kriminel lufte një bashkëpunëtor i nazisimit një vrasës të gjithë këto që po i dëgjojmë. Rryma e dytë në mendimin histografik shqiptar është histografia post-komuniste e viteve 90 e cila është përpjekur në disa raste të rehabilitojë të gjitha figurat të cilat historigrafia i ka demonizuar. Derisa për rrymën e parë ai ishte vrasës e bashkëpunëtor etj, në këtë rrymën e dytë ai sheh si lider nacionalist dhe shqiptar i madh. Në historinë botërore në përgjithësi dominon vlera post-komuniste. Fashizimi ka qenë ideologji e keqe që ka shkaktuar dëmet më të mëdha. Por ekziston konsensusi që të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kanë bashkëpunuar me nazismin janë pjesë e përgjegjësisë për atë të keqe. Kjo është ajo që po zhvillohet në këtë debat për Xhafer Devën, thotë Latifi në emisionin Pressing në T7. 

Latifi tutje thotë se gjërat nuk janë kaq të thjeshta kur vjen puna tek Deva. Ai thotë se Deva ishte pjesë e shtetit të Nediqit që kishte ekzistuar mes viteve 1941-43 dhe pastaj kur bie Italia fashiste, mori rol instrumental në shtetin shqiptar që u krijua në trojet etnike kur të gjitha territoret shqiptare u pushtuan nga Gjermania naziste.

“Megjithatë, gjërat nuk janë shumë të thjeshta pasi Deva ka bashkëpunuar me gjermanët në dy situata të ndryshme. E kemi vitet 1941-43 ku ai nuk kishte ndonjë rol. Ai jetonte në sthetin e Nediqit, një shtet kuisling që ka ekzistuar ku kufijtë i ka pasur ën Drenicë e Llapi e Vushtrria ishin pjesë. Ai nuk ka ndonjë rol dhe ishte rekrutuar nga gjermanët. Më 1943, me shpartallimin e Italisë fashiste ajo tërhiqet dhe gjermanët marrin të gjithë trojet shqiptare. Atëherë Deva del si figurë qëndrore. Ai merr urdhrin e kryesuesit të Hitlerit për Ballkanin që të krijojë një shtet shqiptar, krijon Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Cili ka qenë roli i këtij shteti. Nuk mund të themi se kemi qenë të pavarur. Ai ishte që të luftojë komunistët. Ky ka qenë roli parësor. Ishte viti kur gjermanët po luftonin në të gjitha anët dhe në lindje kishin shumë trupa. Nuk kishin kohë të merreshin me lëvizje komuniste në Ballkan. Ky ka qenë roli dytësor. Unë mendoj se Deva është manipuluar nga gjermanët. Pasi atij i është premtuar Shqipëria e Madhe. Dhe për fund a ka bashkëpunuar Deva në mënyrë tjetër me gjermanët. A ka qenë pjesë e makinerisë së Holokausitt. Këtu sulmohet nga komunistët dhe të tjerët. Unë i kam dilemat e mija dhe dokumentet që i kam shqyrtuar”, përfundon Latifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img