Site icon PrishtinaPress

Latifi tregon detaje: Vija e frontit në Koshare ka qenë plot 14 kilometra

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vija e frontit në Betejën e Koshares ka qenë 14 kilometra.

Latifi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë betejë të thyerjes së kufirit me Shqipërinë dhe tregon përjetimin e tij nga kjo fitore e shqiptarëve ndaj regjimit serb.

“Ka qenë një luftë frontale me një vijë kogja të gjatë. Diku 14 kilometra. Ka filluar atje lart diku në Rasën e Zogut e deri tek Reka e Keqe e në Qafë Morinë. Diku një vijë shumë e gjatë. 14 kilometra në të cilën vazhdimisht ka pasur luftime për sa ka zgjatur. Përvec kësaj, thellësia e depërtimit të UÇK-së ka qenë deri në 8 kilometra. Nuk ka qenë vijë e drejt, por e lakuar frontale. Ka pasur njësia shumë thellë të inkuadruara”, tha ai.

“Ka pasur luftime për cdo ditë. Luftime të ashpra. Ka pasur përballë njësitet speciale të korpusit të Prishtinës. Ka qenë shumë të fokusuar aty, sepse e kanë ditur se po të goditej UÇK në Koshare, sepse ka qenë plan i madh që të hapej lufta në Rrafsh të Dukagjinit. Pasojat dihet. Ata kanë pësuar humbje, edhe ne kemi humbur shumë djem. Qindra të plagosur. Në krejt këtë kontekst, nuk kanë ekzistuar polemika ose debate, këto i kam dëgjuar pas lufte. Nuk kam dëgjuar askënd të përmend dikë. Nuk ka pasur arsye e as kohë. Janë interpretime të pasluftës. Kosharja është meritë e të gjithë atyre që kanë qenë aty”, shtoi ai.

Exit mobile version