Pas Chermen Valiev edhe Islam Dudaev i ka dhuruar Shqipërisë një medalje olimpike në “Paris 2024”.
Këto janë dy medaljet e para olimpike për Shqipërinë.
Për këtë ka reaguar, profesori universitar, Blerim Latifi i cili ka thënë se “s’ka kurrfarë krenare kombëtare”.
Ai e ka quajtur si “qesharak” entuziazmin e shfaqur në mediat e Tiranës.
“Një rus dhe një çeçen i sjellin dy medalje olimpike Shqipërisë. S’ka kurfarë krenarie kombëtare këtu. Dhe entuziazmi i shfaqur në mediat e Tiranës është qesharak”, ka shkruar Latifi në Facebook, të dielën.