1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: SHBA po i jep mesazhe të qarta Qeverisë së Kosovës

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar mosftesën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracisë. Thotë se kjo që ndodhi është lajm i keq për vendin tonë.

Komentet Latifi i ka bërë në emisionin Pressing në T7.

“Është një samit i demokracive dhe definitivisht ajo harta që doli në media ku renditeshim me Serbinë, me Bosnjën, me Hungarinë e Orbanit, me Bjellorusinë ishte një lajm i keq për Kosovën dhe mendoj se nuk është mirë që ne ta minimizojmë. Nuk është mirë që ne t’i mbyllim sytë e të themi se kjo s’është asgjë”, thotë Latifi.

Por cilat janë arsyet pse nuk është ftuar Kosova?

“Thelbi i kësaj mosftese qëndron në një lloj presioni diplomatik përmes të cilit qeveria e SHBA’së po i jep mesazh të qartë qeverisë së Kosovës e cila në dy drejtime ka shprehur hezitime të qarta, të hapura ndaj axhendës amerikane në rajon”, thotë Latifi.

Pse Kurti nuk është ftuar deri më tani në Uashington?

“Një shpjegim është se mbase ka një ftohje serioze të raporteve diplomatike midis qeverisë së Kurtit dhe administratës amerikane ose një shpjegim i dytë i mundshëm është se amerikanët tani janë duke u marrë me çështje tjera dhe s’kanë kohë me humbë me vizita të përfaqësuesve qeveritar të një shteti të vogël”, sqaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img