Profesori universitar Blerim Latifi, thotë se i pari i Rusisë, Vladimir Putin, mund të kërkojë shkëmbim njohjesh, ku do të përfshihej edhe Kosova.
Komentet Latifi i ka dhënë në emisionin Pressing në T7.
“Po mendoni se Rusia ka me dalë prej kësaj lufte (në Ukrainë) si Gjermania naziste a po? Nuk del ashtu. Nuk e besoj”, thotë Latifi.
“Ne fund do të ulen në tavolinë Rusia, BE e Amerika edhe do të vendosen mbi tavolinë të gjitha çështjet që i ndajnë këto fuqi. Nuk është e rastësishme se pse Vladimir Putin e Lavrov po e përmendin vazhdimisht Kosovën. Nuk po e përmendin Kosovën se na u kemi lind atyre në bashqe të babës, ata po duan me përfshi në një dialog të madh në mes të fuqive të mëdha që me ndodh një shkëmbim njohjesh. Ky është shansi ynë”, shpjegon ai.
Çka nënkuptohet me shkëmbim njohjesh?
“Perëndimi me ja njohur pretendimet Rusisë, Rusia në këmbim me njoh Kosovën. Ky është një “big deal””, shtoi Latifi.
Sipas profesorit të Filozofisë Politike, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’mund të arrijë marrëveshje finale në mënyrë të pavarur.
“Nëse ia lënë Albin Kurtit për çështje edhe Aleksandar Vuçiqit, nuk besoj se ata do të jenë ta shtyejnë vetë në mënyrë të pavarur një zgjidhje kompromisi. Ose është varianti tjetër siç dijnë amerikanët zakonisht. Ta sjellin në tavolinë edhe thonë, merre ose lëre. Nëse e lë ndëshkohesh, nëse e merr e përfiton këtë e këtë”, tha Latifi.