3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Latifi propozon referendum për Asociacionin: Populli le ta thotë vullnetin e tij

Blerim Latifi, filozof ka publikuar një shkrim relativisht të shkurtër, në të cilin ka bërë një propozim në lidhje me Asociacionin.

Në shkrimin e tij, z. Latifi ka propozuar mbajtjen e referendumit për Asociacionin. E gjithë kjo, pasi, sipas tij, “puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane”.

Postimi i plotë:

Kjo puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane. Perëndimi po e kërkon me ngulm të patundur zbatimin e tij, por nuk po ia del dot ta bindë Kurtin për këtë. Presioni në formën e masave ndëshkuese duket se nuk po kryen punë. Me gjasë as shkuarja në zgjedhje të reja nuk po shihet si zgjidhje fatlume. Partitë opozitare nuk kanë dhënë premtime bindëse se do ta implementojnë Asociacionin. Sikurse ato, edhe Kurti po sillet i ndikuar nga frika se ky implementim do të regjistrohet në analet e historisë si tradhti kombëtare.

A ka rrugëdalje nga ky ngërç, i cili nëse vazhdon gjatë mund të na shkaktojë dëme të pariparueshme si shtet?

Mbase duhet të mendohet një rrugë e ndryshme prej atyre të shqyrtuara deri me tani: referendumi.

Mblidhet kuvendi, e miraton ligjin për referendum dhe populli pastaj le ta thotë vullnetin e tij për këtë çështje.

Kur politikanët nuk vendosin dot në emër të popullit, duhet që vetë populli ta bëj këtë gjë.

Natyrisht, unë nuk jam i prirur me mendu se populli e kupton më mirë se politikanët se cila është alternativa e duhur për zgjidhjen e një problemi, por nganjëherë deklarimi i tij përmes referendumit mund t’u ndihmoj atyre të heqin dilemat dhe frikën paralizuese nga marrja e vendimeve të vështira.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img