1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Latifi, porosi Kurtit: S’mund të thuash ka zhvillim ekonomik dhe të mos i rrisësh pagat

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se qeveria s’mund të mburret se ka zhvillim ekonomik derisa nuk i rritë pagat.

“Në njërën anë e kemi përditë nga përfaqësues të qeverisë, qofshin ata në parlament, qofshin në mekanizmat e tjerë qeverisës, thonë se “Kosova është duke përjetuar zhvillim të madh ekonomik, të hovshëm, marramendës”. Shiko, nëse ka zhvillim ekonomik kjo do të duhej me u reflektu në paga. Nëse ka Kosova zhvillim ekonomik, duhet me u rritë pagat”, tha Latifi.

“Nuk mundesh me thënë: “ka zhvillim ekonomik enorm” e knej me thënë se pagat nuk rriten se nuk ka pare”, shtoi Latifi në emisionin Pressing në T7.

“Është një lloj kontradikte logjike që për mendimin tim e bën shumë problematik qasjen aktuale të qeverisë”, theksoi Latifi.

Ai foli për kërkesat e veteranëve të luftës për t’u përfshirë në rritjen e pagës minimale.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë kategori, për shkak se kjo përfaqëson një kategori e cila në momente të caktuara, në momentet më të rënda për këtë popull, ka qenë e gatshme me rrokë pushkën, me luftu, me u ballafaqu me armikun në një betejë e cila ka qenë për jetë e vdekje. Lufta e UÇK’së ka qenë luftë finale, ose ne kemi pasur me luftu ose me humb përgjithmonë Kosovën”, tha Latifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img