9.2 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Politika me të vdekurit, po bënë që të gjallët të ikin nga vendi, duke lënë këtu veç varret

Analisti politik e profesori Blerim Latifi ka reaguar për aktivitetin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku “u protestua” për rastin Dehari, duke sjellë për publikun lloj-lloj insinuata.

Latifi ka spjeguar se “nekropolitika” është fjalë greke që do të thotë të bësh politikë me të vdekurit. Prandaj sipas tij “të gjallët, në kërkim të ekonomisë, po ikin, duke lënë këtu veç varret. Dhe politikën e çmendur që jeton prej tyre.”

E plotë:

Nekropolitika është fjalë e greqishtes. Do të thotë të bësh politikë me të vdekurit. T’i kthesh të vdekurit në kapital politik. Dhe në vende ku ka nekropolitikë, nuk duhet pritur të gjesh edhe biopolitikë, pra politikë që merret me problemet e të gjallëve. Dhe fatkeqësisht ne jemi njëri prej këtyre vendeve. Sa pak ekonomi [ bipolitikë] ka në të folurit tonë politik, e sa shumë varre. Tmerrësisht shumë. Prandaj të gjallët, në kërkim të ekonomisë, po ikin, duke lënë këtu veç varret. Dhe politikën e çmendur që jeton prej tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img