0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Po të bënin shqiptarët këso huliganizmi, BE do ia shtynte hapjen e negociatave edhe 5 vite Shqipërisë

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar sjelljet e fundit të huliganëve italianë dhe holandezë nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar. 

Latifi ka thënë se po të ndodhnin këso gjeste nga ana e shqiptarëve nëpër qytete europiane, atëherë Shqipërisë do i shtyhej hapja e negociatave me BE-në edhe 5 vite, ndërsa racizmi i mediave europiane ndaj shqiptarëve nuk do të kishte të ndalur.

“Po të ndodhte që tifozofët shqiptarë të manifestonin huliganizëm diku në ndonjë kryeqytet të Europës, të tillë si ky i holandezëve dhe i italianëve mbrëmë në Tiranë, së paku pesë vite Bashkimi Europian do t’ia shtynte Shqipërisë hapjen e negociatave të integrimit. Dhe komentatorët racistë të mediave europiane do t’i mbushnin ballinat me tituj mbi “karakterin e dhunshëm të shqiptarëve”.”, shkruan Latifi në Facebook. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img