Analisti Blerim Latifi mosmarrëveshjen mes Perëndimit dhe Rusisë e sheh në një tjetër dimension.
Teksa ka përmendur periudhën kur Kosova u shpall shtet i pavarur ai ka thënë se mbase mosmarrëveshja mes Perëndimit dhe Rusisë do të sjellë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Postimi i tij i plotë:
Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913 doli Shqipnia Londineze.
Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 doli Kosova e pavarur.
Mbase nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zë fill me Krizën e Ukrainës, Kosova e Shqipnia do të bashkohen përfundimisht në një shtet të përbashkët.