7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Kosova duhet të strehojë afganët që punuan me amerikanët, ata janë armiq të talebanëve

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi, përmes një shkrimi në Facebook është përfshirë në debatin e ditëve të fundit për strehim e afganëve që punuan me qeverinë amerikane, përcjell Insajderi.

Trupat talibane kanë marrë të gjithë qytetet e mëdha në Afganistan në përjashtim të Kabulit, teksa Qeveria amerikane është duke u përpjekur që të largojë bashkëpuntorët afgan pasi pritet hakmarrje e egër ndaj tyre nga talibanët.

Dy vende të përfolura për strehimin e tyre janë Shqipëria e Kosova, me kryeministrin Edi Rama i cili gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se nuk do ta refuzojnë kërkesën e SHBA-ve.

Blerim Latifi është shprehur se një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Kosova, pasi këta qytetarë afgan janë kundër talibanëve.

Shkrimi i plotë:

Afganët, të cilët Edi Rama, me kërkesë të amerikanëve, ka vendosur t’i strehojë në Shqipëri, janë armiq të talebanëve. Ata janë pjesa më e emancipuar e popullit afgan, që për 20 vjet me rradhë u përpoqën, bashkë me amerikanët, për ta rikthyer atdheun e tyre në botën e lirë dhe moderne. Fatkeqësisht nuk ia dolën dhe tani janë të detyruar të bëjnë jetën e apatridëve, njerëzve atdhehumbur. 

Duke u dhënë strehim atyre, Shqipëria po e dëshmon edhe njëherë se qëndron e lidhur fort me aleancën kundër terrorizmit dhe ideologjive që e ushqejnë atë. Në këtë rast Kosova do duhej pamëdyshje të ndiqte shembullin e Shqipërisë. Një nga amanet e lashta të të parëve tanë ka qenë: Me marrë n’besë të pambrojturin që të troket në derë. Një amanet ky që definon vetë kodin e humanizmit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img