11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Latifi i tronditur me vdekjen e 22 vjeçarit nga Rahoveci në Itali: Edhe vëllai 18 vjeç i vdiq muaj më parë në aksident

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkruar për vdekjen e 22 vjeçarit Altin Hoti nga fshati Ratkoc në një aksident komunikacioni në Itali.

Latifi ka thënë se vdekjen e Altinit e bën edhe më tragjike fakti se edhe vëllai tjetër Admiri 18 vjeç  kishte vdekur para pak muajsh pikërisht në aksident me makinë.

Kryetari i Rahovecit ka shprehur ngushëllime prindit të dy djemve dhe familjes Hoti. Gjithashtu ka ngushëlluar edhe familjen Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Ilaia.

Fotografi nga aksidenti

Postimi i plotë:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane.

Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!

Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!

Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img