1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Latifi-Gërvallës: S’jemi në pozitë ta kritikojmë BE-në, aq më pak me sllogane të Mao Ce Dunit

Rreth deklaratave të kryediploamtes kosovare, Donika Gërvalla, për Bashkimin Evropian ka reaguar profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi, i cili ka kritikuar Gërvallën për prishje të imazhit të Kosovës.

Latifi në reagimin e tij, ka thënë se Kosova s’është në pozitë që të tallet më dikë duke i thënë ‘tigër prej letre’ e aq më pak Bashkimit Europian.

Profesori i filozofisë, ka thënë edhe se, BE’ja mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo me fjalor politik kinez, sepse, siç ka thënë ai ‘mund të dukemi qesharakë’.

Postimi i plotë:

Ministrja jonë e jashtme, Donika Gërvalla, e paska quajtur Bashkimin Europian “një tigër prej letre”.

Kjo është një deklaratë e dëmshme për reputacionin diplomatik të Gërvallës dhe rrjedhimisht edhe për imazhin e Kosovës.

Pse?

E para, sepse ne nuk jemi në aso pozite sa të tallemi me dikënd duke i thënë “je tigër prej letre”, aq më pak Bashkimit Europian.

E dyta, sepse në gjuhën diplomatike “tigri prej letre” është figurë politike e komunizmit kinez, është sllogani ma i dashur i Mao Ce Dunit, i cili, sa herë i nxirrin parasysh fuqinë amerikane, thoshte se “Amerika është tigër prej letre”.

Bashkimi Europian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë.

E të dukesh qesharak në diplomaci, është dëm shumë i madh

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img