-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: 8 marsi është ditë e mirë për politikanët që të shesin moral për barazinë gjinore

Analisti, Blerim Latifi, 8 marsin e ka “uruar” në një mënyrë jo të zakonshme. Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kjo ditë është e mirë për biznese e për politikanë politikanë që të shesin moral mbi barazinë gjinore.

“8 Marsi është ditë e mirë për biznesin. Sidomos për biznesin e vogël. Shitësit e luleve fitojnë më shumë para në këtë ditë, se në çdo ditë tjetër të vitit. Edhe marketet e çokollatave. Edhe parfumeritë dhe argjentaritë. Edhe dyqanet e rrobave. Edhe restorantet mund të kenë bilanc ditor më të mirë se ditëve tjera. Llafazanët e politikës në këtë ditë nuk e lëshojnë rastin për t’u dukur sa më perëndimorë dhe për të shitur moral mbi barazinë gjinore në portale, studio televizive e tryeza institucionale.” – ka shkruar ai.

Por pas kësaj, Latfii thotë se kthehemi në “normalitetin” e ditëve të tjera të vitit.

“Për pasojë gratë vazhdojnë të jetojnë më diskriminimin gjinor në çdo hap që hedhin. Vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të dhunës në familje dhe të gjuhës së egër të turmave digjitale në rrjetet sociale. Vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për punët e njëjta dhe në gjykata të mos e marrin drejtësinë e njëjtë me burrat. E të tjera, e të tjera. Pra, thënë me pak fjalë, vazhdojnë të jenë qytetare të rendit të dytë. Kështu kalojnë ditët, deri në 8 Marsin e radhës, pra deri në shfaqjen e radhës të hipokrizisë mashkullore.” – ka thënë ai tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img