0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Latif Merovci propozohet për shef të AKI-së

Agjencia Kosovare e Inteligjencës që nga mesi i muajit dhjetor ka mbetur pa shefin e saj.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.

Hoti ka bërë të ditur se ka dërguar tek presidentja në detyrë Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

Siç ka kuptuar Telegrafi, për këtë pozitë është propozuar ish-zëvendësdrejtori i këtij institucioni, Latif Merovci.

Merovci ishte emëruar zëvendësdrejtor i AKI-së në muajin shkurt 2015.

Ai ka ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës.

Merovci prej viti 2000 deri 2009 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese.

Pesë vitet e fundit ka qenë drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ka mbajtur gradën e nënkolonelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img