0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Largohet nga puna zyrtari i Telekomit, drejtoresha i kërkon qasje në dokumentet e përgjimit

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka iniciuar hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një vendim për largim nga puna të një zyrtari në Telekomin e Kosovës dhe kërkesën ndaj tij për dorëzim të dosjeve të zyrës.

Dyshimet për keqpërdorim dhe rreziku i dorëzimit të dokumentacionit ka çuar në denoncimin e rastit, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, bëhet fjalë për zyrtarin e Burimeve Njerëzore, i cili ka ushtruar edhe funksionin e zyrtarit në zyrën ndërlidhëse të përgjimeve, si bashkëpunëtor mes Telekomit dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas informacioneve të para, drejtoresha e departamentit ku i njëjti ka ushtruar detyrën, ka marrë vendim për largimin e tij nga puna dhe njëkohësisht i është bërë kërkesë për qasje në dokumentet e zyrës.

Kjo kërkesë për dorëzim të dosjeve, përfshinë dokumentacion që lidhet me përgjime, prandaj raportimi i zyrtarit në fjalë lidhet me rrezikun që dokumente të tilla të bien në duart e personave të paautorizuar dhe dëmet që mund t’i shkaktohen organeve të sigurisë e drejtësisë.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme nga Njësia e Krimeve Ekonomike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img