Site icon PrishtinaPress

Largohet nga puna asistenti i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, keqpërdori detyrën dhe mori ryshfet

Shërbimi korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se ka larguar nga puna asistentin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë Sh.H.

Sh.H, dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.H, asistent në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

I njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe  do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka. /IndeksOnline/

Exit mobile version