Policia e Kosovës ka larguar edhe një autoblindë që dyshohet se është përdorur nga terroristët serbë gjatë të dielës.
Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe prej atje sjell pamjet:
Të dielën Policia e Kosovës është sulmuar nga persona të armatosur rëndë në Banjskë të Zveçanit. më pas, të dyshuarit janë vendosur në manastirin e fshatit dhe në mbrëmjë Policia ka marrë në kontroll manastirin dhe zonën përreth.
Nga ky sulm ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, një është plagosur dhe dy janë lënduar. Të vdekur ka pasur edhe nga sulmuesit serbë. /GazetaExpress/