Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e fundit nga radhët e AAK-së, Kajtaz Gashi ka braktisur partinë e Ramush Haradinajt
Gashi ka deklaruar përmes një postimi se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.
Ai nuk ka bërë të ditur arsyet e largimit, por ka thënë se angazhimi i tij politik do vazhdon.
Postimi i plotë nga Gashi:
Të nderuar miq;
Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës.
Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite.
Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit.