0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Largohet nënkryetari i Drenasit, Lladrovcit i uron suksese

Ramiz Lladrovci me ardhjen e tij në krye të Drenasit ka bërë emërime të reja në staf. Si rezultat i kësaj nga detyra është larguar edhe një punonjës i lartë i kësaj komune. Nga posti i nënkryetarit të kësaj komune është larguar Arsim Haxhiu.

Në një bisedë për Indeksonline ai tregon arsyet se pse më nuk është pjesë e qeverisjes së kryetarit të ri.

“Është e drejtë e çdo kryetari me caktu ekipin e vet. Janë bërë emërime të reja dhe se unë e kam bërë vetëm bartjen e pushtetit. Tash kryetari i ri sigurisht që është dashtë të bëjë emërime të reja”, ka thënë Haxhiu për Indeksonline.

Haxhiu, që me profesion është specialist i medicinës interne pavarësisht largimit nga posti i nënkryetarit ai i uron Lladrovcit suksese në punë.

“Mbetet të shikohet qeverisja e tij. Tani është fillimi besoj. Besoj se do të ketë bashkëpunim të mirë, qeverisje ligjore. Mua më mbetet t’i urojë punë të mbarë dhe shumë suksese”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img