Site icon PrishtinaPress

Largohen rrethojat metalike në Terminalin Doganor në Hanin e Elezit, transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro

Pas ankesave të shumta nga agjentët doganor, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, përkitazi Doganën e Kosovës, kanë inicuar kërkesën për zhbllokimin e rrugës nga rrethojat metalike të vendosura në rrugën e cila është pronë shoqërore, nën menaxhimin e AKP-së.

Operatori Ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallërave duke i detyruar ata të paguanin dyzet Euro. Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallërave nuk do të paguajnë më dyzet euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë.

Exit mobile version