7.9 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Largimi i një legjende, Lampard lamtumirë futbollit

“Pas njëzet e një vjetëve të jashtëzakonshëm, vendosa ti jap lamtumrën futbollit. Ka ardhur koha të nis një kapitull të ri në jetën time…”. Kështu nisi njoftimi i befasishëm i publikuar nga Frank Lampard në “Facebook”, për ti zyrtarizuar botës tërheqjen nga futbolli i luajtur. 2 Shkurti 2017 do të mbahet mend në histori si data e lamtumirës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit.

Një mesfushor modern, në gjendje të shënojë gola, të japë asist, me klas të jashtëzakonshëm dhe personalitet e profesionalizëm të pashoq. Ndoshta mesfushori më i mirë anglez në histori, së bashku me Gerrard dhe Beckham.

Thjesht një legjendë, ashtu siç u cilësua me të drejtë edhe nga faqja zyrtare e Premier League në “Tëitter”. ​Lampard është një prej lojtarëve të paktë që kanë luajtur mbi njëmijë ndeshje në karrierë, prej të cilave plot 607 vetëm në Premier League, ku numëron edhe 177 gola të realizuar dhe 102 asist.

Ai është shënuesi më i mirë në historinë e Chelsea-t, pavarësisht se renditet i treti në klasifikimin special për ndeshje të luajtura me blutë e Londrës. Ndërkohë, me përfaqësuesen angleze , Frank Lampard ka koleksionuar 29 gola në 106 ndeshje, transmeton Super Sport.

Në karrierën e jashtëzakonshme, mesfushori ka fituar dy Superkupa të Anglisë, dy Kupa të Ligës, 4 Kupa të Anglisë, një trofe të Europa League, por mbi të gjitha tre tituj kampion në Premier League dhe një trofe të Champions në sezonin 2011/2012.

Lampard shprehu gjithashtu mirënjohje për Federatën Angleze që i dha mundësinë për të marrë pjesë në kurset për trajnerë, për të nisur një aventurë të re pranë futbollit, këtë herë në stol.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img