3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Largimi i mjekëve e sakaton shëndetësinë kosovare

Në dy vjetët e fundit, rreth 220 mjekë janë larguar nga Kosova duke kërkuar punë në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian (BE). Mbi 150 mjekë të tjerë pritet që të largohen vetëm këtë vit.

Përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thonë se ky trend i rritjes po thellon krizën për staf shëndetësor. Sipas tyre, arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova, kanë të bëjnë me kushtet e këqija të punës, problemet me specializim dhe pagat e ulëta.

Paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4 mijë euro.

Një pagë të tillë synon ta marr edhe Rrezon Nalli nga fshati Krushë e Madhe, i cili ka diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në korrik të vitit 2019.

Ky 26-vjeçar nga Komuna e Rahovecit, si qindra mjekë të rinj në Kosovë, është duke tentuar të gjejë punë në Gjermani. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se pagat e vogla në sektorin e shëndetësisë dhe kushtet jo të mira të punës, kanë ndikuar që ai të mendoj të largohet nga vendlindja.

“Të them të drejtën, këtë dëshirën për të shkuar jashtë vendit, e kam pasur gati thuajse nga viti i dytë i studimeve në fakultet, gradualisht e kam parë që sistemi shëndetësor është degraduar dhe thjesht nuk e kam gjetur veten si pjesë të këtij sistemi. Më është dashur të sakrifikoj shumë për të përfunduar studimet”, tha Nalli.

Rrezon Nalli ëndërron që të bëhet një ortoped i suksesshëm në Gjermani. Si student, kishte shkuar në Gjermani në vitin 2017 me vizë pune dhe me t’u kthyer nga atje, kishte filluar të mësoj gjuhën gjermane.

“Jam në fazë të pritjes së rezultateve të nivelit B2 (test i gjuhës gjermane), kam hyrë në provim. Diplomën e B1 e kam marr më herët, mirëpo për ne në mjekësi është e obligueshme niveli B2 i gjuhës, për këtë arsye kam vazhduar me kurse”, tha Nalli.

Ylber Murtezaj, pronar i nj shkolle të gjuhëve të huaja në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, se rreth 2 vjet mund të zgjasë kursi për të mësuar gjuhën në nivelin që kërkohet dhe shuma që duhet të paguar, kalon mbi 1 mijë euro.

“Niveli bazik mund të sillet rreth 150 euro. Ky nivel përfshin nivelin A1 dhe A2, dy nivelet komplet 200 euro. Pastaj nivelet B1 dhe B2, mund të shkojnë rreth 300 euro, dy nivele 600 euro. Këtu varet edhe forma e ndjekjes së kursit, a është në grup apo në mënyrë individuale”, tha Murtezaj.

Rreth 150 mjekë pritet të largohen këtë vit nga Kosova

Për një vit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, diplomojnë rreth 150 mjekë të rinj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img