1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Larg vendimi, procesi kundër Thaçit e të tjerëve pritet të zgjasë së paku pesë vjet

Përderisa për 4 muaj të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kanë dëshmuar vetëm 15 dëshmitaren, me mbi 300 dëshmitarë të tjerë të paralajmëruar, ky proces pritet që të zgjasë edhe të paktën 5 vite, vetëm në shkallën e parë

2 vite e gjysmë në Hagë në paraburgim, e 4 muaj prej kur ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UCK-së.

Por Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin i pret një proces maratonik përpara, që do të marrë vitet të tëra.

Deri tani, vetëm 15 dëshmitarë janë dëgjuar, prej tyre në seanca të hapura vetëm 2, por janë edhe qindra të tjerë në listë.

Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare bën me dije se gjykimet për krime lufte zgjasin shumë, sidomos në tribunalet ndërkombëtare, praktikë që sipas tij tash po e ndjek edhe Gjykata Speciale.

“Për një periudhë 3-4 mujore janë dëgjuar vetëm 15 dëshmitarë të propozuar nga zyra e prokurorit të specializuar, pra mesatarisht një dëshmitar dy deri në 5 ditë, varësisht prej rrethanave dhe dëshmisë që e ka paraqitur, Nga ana tjetër numri i dëshmitarëve që është 350, atëherë ky gjykimi sigurisht do të zgjasë deri në 5 vite”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër avokatja e akredituar nga Specialja, Fehmije Gashi Bytyqi potencon gjithashtu se procesi do të jetë i gjatë por siç deklaron, jo i prolonguar meqë gjykata po i përfill procedurat.

“Ju duket opinionit që po shkon ngadalë, natyrisht edhe neve për shkak se personat janë në paraburgim, mirëpo meqenëse ata iu nënshtrohen të gjitha palëve ndërgjyqësore, ashtu që gjykata po e respekton procedurat, por ka shumë dëshmitarë së pari të ofruar nga prokuroria e pastaj nga mbrojtja, ky proces do të jetë mjaft i stërzgjatur”, ka thënë ajo.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit./RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img